Pyetja:

Vdiq një person dhe iu fal namazi i xhenazes, mirëpo në ditën vijuese që ishte ditë e xhuma ia falën përsëri namazin e xhenazes.  Si qëndron çështja e këtij namazi?

***

Përgjigjja:

Lejohet që namazi i xhenazes të falet në xhami apo diku në një vend tjetër dhe kjo është më e praktikueshme, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem kishte një vend të vecantë ku faleshin xhenazetë. Aisheja radijallahu anha kërkoi që të sillej një person i vdekur në xhami që edhe ajo të ishte prezente në faljen e xhenazes së tij, mirëpo njerëzit e qortuan për këtë, atëherë ajo tha: “Sa shpejt që njerëzit e harruan faktin se Profeti ﷺ fali në xhami namazin e xhenazes të dy djemve të Bejdasë”.

Pra lejohet që xhenazeja të falet në xhami, po ashtu lejohet që të falet në varreza.
Kurse sa i përket faljes së xhenazes ndaj dikujt në mungesë pasiqë i është falur njëherë, ajo që kuptojmë është se nuk duhet të përsëritet namazi për të. Në kohën e Profetit ﷺ kanë vdekur një numër njerëzish jo në prani të tij dhe megjithatë ai nuk ua ka falur namazin, përveç Nexhashiut, për faktin e vetëm se ai vdiq në një vend kufri ku askush nuk ia fali namazin e xhenazesë, ndaj ia fali Profeti ﷺ.
Gjithashtu lejohet nëse imami nuk ia ka falur namazin dikujt, që tia falë tek varri, siç transmeton Ebu Umamete bin Sehl bin Hanijf se i ka treguar dikush nga sahabët se ata i falën xhenazen dikujt dhe Profeti ﷺ nuk ishte i pranishëm në atë namaz xhenazeje dhe më pas ai vajti dhe ia fali tek varri. [1]

Shejh Mukbil bin Hadij el Uadi`ij, “Ixhabetus-sail” fq 85

Përktheu: Shuajb Rexha

——————————–

[1] Bejhakiu