Pyetja:
Fëmija i vogël vrapon gjatë gjithë kohës para nënës e cila është duke u falur. Nëse ajo e ndalon atë, kjo e bën që ajo të lëviz vazhdimisht gjatë gjithë namazit, lëvizje të cilat ia prishin asaj përqendrimin. Në qoftë se ajo falet në një dhomë tjetër, frikësohet se mos po i ndodhë fëmijës diçka. A është e detyrueshme për të që të pengoj fëmijën për të mos i dalur përpara?
***
Përgjigjja:
Dijetarët thonë se, edhe në qoftë se fëmija vazhdimisht del para, apo nëse ajo shpërqendrohet në qoftë se ajo zë veten vazhdimisht me pengimin e fëmijës, i lejohet asaj që ta lejojë fëmijën që t’i dal përpara.
Mirëpo, ajo duhet t’i jap diçka fëmijës me të cilën ai mund të angazhohet gjatë kohës kur ajo e kryen namazin. Nëse i jepet fëmijës diçka me të cilën angazhohet, fëmija nuk do të merret me nënën e saj.
Por nëse fëmija është i lidhur me nënën për shkak të urisë apo etjes që ndjen, është më mirë për të që t’i kryej nevojat e fëmijës përpara se ajo të falet.
Shejh Uthejmini