Pyetja:

A është e lejuar të kesh marrëdhënie seksuale me të fejuarin nëse je e kurorëzuar (ke nikah) me të para martesës?

***

Përgjigjja:

Burrit i lejohet të kënaqet si të dojë me gruan e tij, pasi të ketë bërë nikah. Atij nuk i është ndaluar asgjë përveç marrëdhënieve anale, marrëdhënieve gjatë ciklit mujor dhe në kohën e lehonisë. Përveç këtyre rasteve i lejohet që të kënaqet me gruan e tij si të dojë, qoftë me puthje, me prekje, me shikim, etj. Por, duhet të kihet parasysh se a është bërë nikahu sipas sheriatit e ai është pajtimi i dy palëve dhe caktimi i mehrit. Nëse kjo është bërë në kohën e fejesës atëherë është e lejuar çdo gjë siç e cekëm.

Bedri Robaj