Pyetje:

E shikoj nënën time duke ecur në rrugë të gabuar dhe e këshilloj që t’i kthehet rrugës së Zotit, mirëpo ajo hidhërohet dhe kalojnë shumë ditë pa më folur. A ta këshilloj mirëpo duke pasur parasysh se ajo më nëm (mallkon), apo të mos e këshilloj që në këtë mënyrë të arrij pëlqimin e saj dhe kënaqësinë e Allahut?

Përgjigje:

Motër e nderuar, përdori të gjitha metodat dhe mos të të kaplojë plogështia, por përkundrazi këshilloje nënën tënde vazhdimisht duke i treguar se rruga e saj shpie në gjynah dhe hidhërim të Allahut.

Nëse këshilla jote nuk ndikon, atëherë tregoi babait të saj, bashkëshortit të saj që ta këshillojnë për t’u larguar nga kjo rrugë që e ka përfundimin në zjarr.

S’ke përse të brengosesh për nëmet (mallkimet) që i bën ajo, sepse kjo nuk konsiderohet si mosrespektim ngaqë t’i nuk e bën nga inatosja, por nga dëshira e flaktë dhe dashuria që nëna jote të mos jetë në palën e gabuar dhe rrugën e shtrembër.


Shejh Abdullah ibën Xhibrin