Pyetja:

A konsiderohet kufër sharja e fesë në momente zemërimi? A asgjësohet puna e njeriut nëse shan fenë në momentet kur është i zemëruar?

***

Përgjigjja
:

Nëse është zemërim i madh aq sa njeriu nuk mund ta përmbajë veten e tij, ai me këtë gjë nuk del prej fesë, sepse ai s’është në gjëndje të konceptojë se çfarë është duke thënë. E nëse ai e përmban veten dhe shan fenë apo dispozitat fetare, në këtë rast ka bërë kufër dhe ka dalur prej fesë. Kështu që, ka për të detyrë të pendohet tek Allahu Lartësuar dhe të ripërtërijë islamin e tij.

Shejh Albani, “Silsiletu Fetaua nurun ala ed-derb” audiokaseta me nr. (374)

Përktheu: Unejs Sheme