Pyetja:

Desha ta di se a e ndryshon lutja kaderin dhe a më lejohet të them dua dhe të bëj lutje (në gjuhën shqipe) nëse jam me cikël mujor në Natën e Kadrit (ose ne dhjetë netët e fundit pasi nuk dihet se në cilën natë bie saktësisht)?

***

Përgjigjja:

Në një hadith, i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Nuk e ndryshon kaderin gjë, përveç duasë dhe nuk shton jetën gjë, përveç bamirësisë.”
Allahu thotë: “Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër);
dhe tek Ai është Libri amëz.” (Rra’d39) [1]
Dijetarët këtë hadith dhe këtë ajet si dhe argumente të tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e kaderit, i vlerësojnë si argumente që e ndryshojnë njohjen që e kanë melaiket e jo që vet caktimi i Allahut në Levhi Mahfudh ndryshon, pasi për këtë gjë ka argumente të tjera të drejtpërdrejta ku Allahu ka thënë:
Ska fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!”
(Hadid, 22)

Po ashtu i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Janë ngre lapsat dhe janë tharë fletët!”
Pra, caktimi paraprak i Allahut është i përfunduar para krijimit të krijesave, kurse edhe vet duaja dhe ndryshimin që mund ta bëjë ajo është po ashtu e shkruar në Levhi Mahfudh.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

————————

[1] Tirmidhiu