Pyetja:
A lejohen ilaçet e përziera me alkool?
***
Përgjigjja:
Nuk është e lejueshme që ilaçet të përzihen me pije dehëse. Por, nëse ilaçi përzihet me alkool dhe konsumimi i madh i sasisë së tij do të dehte, është haram të përdoret apo të pihet, qoftë në sasi të vogla, qoftë në sasi të mëdha.
Nëse konsumimi i sasisë së madhe të ilaçit (që ka alkool) nuk deh, atëherë është e lejueshme të përdoret dhe të pihet”. [1]
Sa i përket pranisë së alkoolit në disa ilaçe, nëse ndikimi i alkoolit në ilaçin mund të shfaqet në formë dehjeje, atëherë ai është haram; nëse s’e ka këtë ndikim dhe alkooli i shtohet vetëm si prezervativ, atëherë në këtë s’ka gjë të keqe, sepse prania e alkoolit nuk ka kurrfarë ndikimi.
Shejh ibn Uthejmin, “Lika’at il-Bab il-Meftu”, 3/231.
islamqa.info
————————————————–
[1] Fetawa el-Lexhne ed-Da’imeh 22/110.