Pyetja:
Jam shtatzënë 5 javëshe, ndërsa burri nuk dëshiron ta mbajë fëmijën. A më lejohet aborti në këtë fazë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.
Jo, nuk është e lejuar. Pasi vetëm se ke mbetur shtatzënë dhe fëmiju ështe tashmë fryt i formuar, nuk është më e drejtë e prindërve të vendos për të ngase ajo është jeta e fëmijut. Dikush mund të thotë: ”Është trupi i gruas dhe ajo vendos”, por jeta e kujt është?
Ti për të liruar vetën nga një barrë, po e mbyt një fëmijë. Ngase aborti është mbytje.
Ka situata të jashtëzakonshme, ekstreme kur lejohet abortimi i frytit për shkak se bëhet fjalë për rrezik serioz të shëndetit të nënës, e kështu me radhë. Mirëpo në situata të zakonshme, normale apo sikurse në këtë rast se burri nuk po ka dëshirë, ai është dashur ta mendoj këtë më parë dhe jo pasi të ndodh shtatëzania dhe kur tashmë fëmiju vetëm se është formuar. Ta mbysësh fëmijun është haram dhe e ndaluar.
Hoxhë Enis Rama
Comments are closed.