Pyetja:
A i lejohet një doktori eutanazia? Ose thënë ndryshe: Një i sëmurë të cilit i është mërzitur jeta, a lejohet t’i injektohet lëndë e cila i shkakton vdekjen?
***
Përgjigjja:
Kjo çështje përmban diçka që lejohet dhe diçka që nuk lejohet. Ajo që lejohet është që të mos i japësh asgjë dhe ai të vdesë, domethënë, ta privosh nga mjekimi, ose t’i heqësh pacientit pajisjet që e mbajnë gjallë, kjo lejohet.
Kurse ajo që ndalohet është që t’i injektosh lëndë që i përshpejtojnë vdekjen. Në këtë rast, nuk lejohet ndërhyrja për t’i përshpejtuar vdekjen. Vrasja e mëshirshme nuk lejohet, vrasje e mëshirshme mund të quhet vetëm kur i ndërpret kurimin, gjë e cila siç thamë lejohet.
Dr. Jusuf El-Kardavi
Përktheu: Bashkim Aliu