Pyetja:
A lejohet kthimi i vakëfit pasi e kemi dhuruar?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Nuk lejohet kthimi i tokës që i është caktuar vakëf ose marrja e një pjese të saj, sepse ai pushoi së qeni pronar i saj kur e ndau atë si vakëf, përveç që të përfitojë nga dobia e saj në në përputhje me atë për të cilën është caktuar. Nëse është e nevojshme në atë vend për varrim, atëherë mund të përdoret për këtë, përndryshe mund të shitet dhe paratë të përdoren për të blerë tokë në një vend tjetër për ta përdorur si varrezë. Por nuk duhet asgjësuar veçse me dijeninë e kadiut (gjykatësit) të asaj zone ku ndodhet toka që është ndarë për vakëf. Fakti që jeni bërë më pak i pasur pasi keni dalë në pension nuk është justifikim i vlefshëm për marrjen e vakëfit. Allahu i Lartësuar do t’ju shpërblejë dhe do t’ju kompensojë me diçka më të mirë se ajo që keni dhënë.
Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Kërkime Akademike
islamqa.info
Comments are closed.