Pyetja:

A lejohet lëshimi i rrobes nën kyçin e këmbëve?

***

Përgjigja:

Lëshimi i rrobes nën kyçin e këmbës nuk lejohet, është e ndaluar dhe është prej mëkateve të mëdha. I Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Ajo që është nën kyçin e këmbëve është në zjarr.” [1]

E nëse lëshimi rrobes bëhet me fudullëk, atëherë dënimi është më i rëndë. Lëshimi i rrobes nën kyçin e këmbës është prej mëkateve të mëdha, dhe ajo pjesë do jetë në zjarr siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E nëse lëshimi rrobes bëhet me mendjemadhësi (fudullëk), atëherë dënimi është më i rëndë; dënimi për lëshimin e rrobes dhe dënimi për mendjemadhësinë (fudullëkun).

Shejh Salih el Feuzan

—————————

[1] Buhariu