Pyetja:

Unë e lexoj shpeshherë Kuranin në internet në gjuhën angleze apo gjermane. A është e lejuar kjo pasi është në internet dhe në një gjuhë të huaj?

***

Përgjigjja:

Leximi i Kuranit përmes internetit nuk ka gjë të keqe, e po ashtu edhe leximi i tij në gjuhë tjetër, që ju e kuptoni, qoftë ajo gjuha gjermane, angleze, frënge, turke, italiane, etj. Vetëm duhet ta keni parasysh se leximi i ndonjë përkthimi të Kuranit nuk konsiderohet vet leximi i Kuranit, pra siç themi, nuk bëhet hatme ashtu. Leximi i përkthimit të Kuranit nga ai që nuk e di gjuhën arabe, besoj se do të ketë shpërblim pasi ai do të merr ajkën e domethënies së Kuranit dhe ashtu duhet të veprojnë ata që nuk e dinë arabishten, por krahas kësaj, do të ishte mirë ta mësojnë edhe leximin e Kuranit në origjinal, edhe nëse nuk e kuptojnë. Leximi i Kuranit i sjell lexuesit 10 shpërblime për çdo shkronjë që e lexon.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku