Pyetja:

A mjafton lëshimi i sures “Bekare” derisa të përfundojë ajo që shtëpia të mos bëhet varrezë?

***

Përgjigja:

Ebu Hurejre radijAllahu anhu ka treguar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në shtëpinë në të cilën lexohet surja Bekare, nuk hyn shejtani.” [1] Ajo që dihet është se me leximin e të gjithë sures Bekare nga radio (apo magnetofoni) apo nga vetë i zoti i shtëpisë arrihet ajo që ka përmendur Profeti pra, largimit të shejtanit nga ajo shtëpi.

Por kjo nuk do të thotë që ai (shejtani) nuk kthehet përsëri pas përfundimit të leximit. Ashtu siç ai largohet kur dëgjon ezanin dhe ikametin e pastaj kthehet derisa të ndërhyjë mes robit dhe zemrës së tij duke i thënë atij: “Përkujto këtë dhe atë gjë…” Siç saktësohet në lidhje me të njoftimi nga Profeti .

Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi radijallahu anhu se ai ka thënë: “Kush e lexon “Tebarekel-ledhij bijedihil mulk” çdo natë, Allahu e mbron nga dënimi i varrit, për shkak të saj. Në kohën e Profetit ﷺ ne e quanim atë: Penguesja (nga dënimi i varrit). Ajo është një sure të cilën kush e lexon çdo natë ka marrë shpërblime të mëdha dhe ka bërë vepër të mirë. [2]

Legjitime (e lejuar) për besimtarin është që të kërkojë gjithmonë mbrojtjen e Allahut prej shejtanit dhe të bëj kujdes nga kurthet e cytjet tij dhe nga gjërat që fton për në mëkat.

Shejh Ibën Bazi, “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 24

Përktheu: Unejs Sheme

————————–

[1] Muslimi

[2] Nesaiu, Taberani