Pyetja:

A lejohet martesa me një femër e cila është e përkatësisë së tarikateve të dervishëve?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet, lëvdatat të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ.
Besimtari e ka për detyrë që kur kërkon vajzë për martesë, ta zgjedh atë që është sa ma fetare, sikurse thotë i Dërguari ﷺ: Katër gjëra e joshin mashkullin të martohet me një femër; hijeshia e saj, prejardhja e saj, pasuria e saj dhe fetaria e saj, andaj zgjedhë (për grua) atë që është fetare, të lumshin duart. Në anën tjetër, bindjet e tarikateve dervishiane përmbajnë devijime të mëdha nga mësimet e shëndosha islame. Ndërsa gjendja e vajzës që ka këto bindje, ndryshon varësisht nga fanatizmi i saj për bindjet e veta. Nëse nuk është e kapur fort për ato bindje dhe nuk i mban ato me fanatizëm, ose shpreh gatishmëri që me heq dorë prej tyre, atëherë martesa me të nuk paraqet problem, madje konsiderohet nje punë shumë fisnike që ta shpëtosh atë vajzë nga bindje te tilla shumë të devijuara. Nëse ajo vajzë i mbron me fanatizëm bindjet e saja dervishiane dhe nuk shpreh aspak interesim te heq dorë prej tyre, atëherë, në këtë rast heqja dorë nga martesa me të do të ishte më e mirë, duke patur parasysh ndikimin e fëmijëve prej bindjeve të saja dhe familjes se saj. Porse të themi se është e ndaluar rreptësisht martesa me të në këtë gjendje, është paksa e vështirë.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha