Pyetja:

A lejohet mbajtja e ligjëratave pas katër rekateve të namazit të teravive?

***

Përgjigjja:

Çdo falënderim i takon Allahut.

Me lejen e Allahut, nuk ka asgjë të keqe për ligjëratat, të cilat i mbajnë disa imamë dhe predikues ndërmjet rekateve të namazit të teravive. Por më e mirë është të mos jepen në vazhdimësi, nga frika që njerëzit të mos mendojnë se është pjesë e namazit dhe të mos mendojnë se është e detyrueshme, deri në atë masë që ata mund ta qortojnë ndokënd që nuk vepron kështu (nuk mban ligjërata). Pa dyshim se imami, mësuesi ose predikuesi duhet t’i lajmërojë njerëzit për çdo gjë që është e mundur nga vendimet e sheriatit, veçanërisht për çështjet që u nevojiten në këtë muaj, me kusht që t’i lërë ndonjëherë, për shkaqet e lartpërmendura. Nuk ka dyshim se fjalët dhe këshillat e tilla janë më të dobishme sesa dalja ose biseda rreth çështjeve të dynjasë dhe gritja e zërit, si dhe janë më të mira sesa dhikri që është bidat, të cilin e bëjnë disa imamë pas katër rekateve. Shejh Abdullah Xhibrini (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: “…Meqenëse njerëzit në këto kohë e shkurtojnë namazin dhe e bëjnë atë për një orë ose më pak, atëherë ata nuk kanë nevojë për këtë pushim (pas katër rekateve), pasi nuk ndihen të lodhur e as nuk kanë vështirësi. Por, ndarja që ia bëjnë disa imamë rekateve të teravive duke u ulur e duke pushuar, më parësore do të ishte që ky pushim të shfrytëzohet për të dhënë ndonjë këshillë, për ta lexuar ndonjë libër të dobishëm, për ta komentuar ndonjë ajet që e ka lexuar imami, ose të përmendet ndonjë prej vendimeve fetare, që të mos dalin (nga xhamia) ose të mos mërziten. Allahu e di më së miri.

“El Ixhabat el behijjeh fil mesail er ramadanijjeh” (pyetja e dytë).

islamqa.info

Përktheu: Burim Koçinaj