Pyetje:
Selamu Alejkum!
Desha ta di se a mundet një vajzë të veshë trenerka të poshtme
që meshkujt i veshin kur kanë gjimnastikë të cilat nuk janë të ngushta (për trupi)?
Dhe, kur është koha e ftohtë p.sh. gjatë dimrit a mund të veshë femra
pantallona të gjatë dhe për mbi të veshë fund apo fustan i cili është më i
shkurtër se pantallonat? Zoti ju shpërbleftë!

Përgjigje:
Alejkum selam!
Mbulesa islame është e njohur. Duhet t’i mbulosh të gjitha pjesët e trupit dhe mbulesa nuk duhet t’iu ngjajë mbulesave të jobesimtareve. Për këtë keni kujdes ngase shejtani ju sulmon vazhdimisht derisa t’i bëni gjynah Allahut s.v.t.

Husein es-Serraxh