Pyetja:

A lejohet operacioni në hundë, nëse kemi probleme me frymëmarrjen?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Po, lejohet operacioni në hundë në ato rastet kur kemi probleme me frymëmarrjen apo devijime në hundë të cilat shkaktojnë probleme.Intervenim i këtillë në hundë, ka ndodhur edhe në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, dhe ai e ka miratuar. Kështu kanë transmetuar prej Abdurrahman ibn Tarefes se gjyshit të tij, Arfexhe ibn Es’ad, i është këputur hunda në luftë, e ai ka bërë një hundë prej argjendi. Por, pas një kohe i është qelbur, dhe i Dërguari i Allahut ﷺ e ka urdhëruar të bëjë një hundë prej ari. [1]

Hoxhë Zejd Haziri

——————————-

[1] Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu

Comments are closed.