Pyetja:

A lejohet për gjidhënësen të mos agjërojë gjatë ditëve të muajit të Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Gruaja, e cila është shtatzënë dhe ka frikë se nëse agjëron do të dëmtojë shëndetin e saj dhe të fëmijës, apo vetëm shëndetin e saj, apo vetëm shëndetin e fëmijës, i lejohet që të prish agjërimin. Ndërsa pas evitimit të shtatzënisë duhet të kompensojë aq ditë sa i kanë ngelë pa agjëruar, pra ditë për ditë. Ngjashëm me këtë dispozitë është edhe dispozita e gjidhënëses, pa marrë parasysh se i jep gji fëmijës së saj apo ndonjë fëmije tjetër me mëditje. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtet, Allahu për udhëtarin ka lehtësuar agjërimin dhe një pjesë të namazit (gjysmën e namazit), ndërsa për gruan shtatzënë dhe gjidhënësen agjërimin”. [1]

————————————

[1] Tirmidhiu: 649