A lejohet përdorimi i simbolit të kryqit në ndonjë formë?
• Çfarë ndalimesh ka Islam në lidhje me përdorimin e simbolit të kryqit dhe pse është e rëndësishme të ruhet identiteti fetar?

Pergjigja: 

Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.
Simbolet, sikurse emri i tyre, janë shkurtim i asaj që përfaqësojnë dhe simbolizojnë, pavarsisht se çka janë vende, koncepte, ideologji, besime etj. Si të tilla ato popullarizohen dhe njihen gjithandej. Prandaj edhe nëpërkëmbja e tyre lëndon ata të cilëve u përket dhe i gëzon armiqët e tyre. Përdorimi i personlaizuar i tyre jashtë kontekstit të tyre nuk paramendohet. Prandaj nëse bart shenjën e nazistëve në Evropë p.sh. qoftë edhe veç koti, qëllimi pak kryen punë pasiqë ai është simbol i cili në vetvete përmban tërë konceptin dhe historinë e nazismit dhe LFB II.
I këtillë është edhe kryqi pavarisht formës së tij. Ai është simbol puro fetar i cili simbolizon besimin krishter të flijimit të birit të Zotit i cili ishte mishëruar kinse në trup njerëzor dhe pranoj të gozhdohet në kryq për ti liruar njerëzit nga barra e mëkatit. Kjo në vetvete është ideologji të cilën e refuzon mendja e shëndosh dhe Islami e konsideron si të kotë që duhet mohuar në tërësi. Baza e besimit islam është monoteizmi i pastërt – besimi në Allahun Zot i vetëm i cili nuk është lind dhe nuk ka lindur askënd. Nuk ka grua e as fëmijë, Ai është prej të cilit varen të gjitha krijesat e Ai nuk ka nevojë për askënd dhe asgjë.
Kësisoj, edhe nëse dikush pretendon se po e përdor kryqin vetëm si simbol zbukurimi e ka haram të ndaluar rreptësisht dhe assesi nuk lejohet. Ndërsa nëse e përdor si simbol fetar duke e ditur dhe pa imponim ai vetëm se ka rrënuar besimin e tij islam, Allahu na ruajtë.
Prandaj me simbolet fetare si kryqi, ylli i Davidit apo statujat e ndryshme si Buda etj besimtarët duhet të jenë tepër të kujdesshëm. Besimi është gjëja më e çmuar që posedon njeriu për të cilin duhet kujdesur më së shumti.

Burimi: pergjigje.net