Pyetja:

A është e lejuar që muslimanët ta pijnë Coca Colën, se disa njerëz thonë se përmban sasi të alkoolit?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ , mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket pirjes së Coca Colës, disa e kanë ndaluar atë duke thënë se përmban përqindje të vogël të alkoolit. Edhepse kjo edhe nëse vërtetohet, nuk e bën atë të ndaluar.

Ndërsa disa të tjerë e kanë ndaluar atë për shkak se nëse e rretullon atë në disa mënyra, shfaqet shkrimi në të cilin thuhet:”La Meka La Muhamed (Nuk ka Mekkë, Nuk ka Muhamed)”. Por kjo gjë nuk mund ta bëjë të ndaluar atë që në esencë është e lejuar, ngase Allahu nuk na ka urdhëruar për gjërat e lejuara t’i rrotullojmë ato në mënyra të caktuara dhe të shohim se çfarë shkrimi do të shfaqet në to.

E disa e kanë ndaluar atë, duke thënë se këtë pije e prodhojnë jehudët, e pastaj me të hollat tona mbyten fëmijët e muslimanëve. Por kjo gjë nuk mjafton për ta ndaluar atë, ngase nuk është kusht dhe nuk ka kurrfar sigurie se fëmijët vriten me paratë e Coca Colës, por shitja e saj është thjeshtë tregëti sikur tregëtia me gjërat tjera. Gjithashtu dhe në kohën e Pejgamberit ﷺ është bërë tregëti me jehudët dhe idhujtarët.

E disa janë munduar ta ndalojnë atë, thjeshtë jo për arsye të fesë por për çështje biznesi duke supozuar se ngjyra e saj përbëhet prej insekteve dhe era e saj prej disa gjërave tjera, e që asnjë prej tyre nuk mjafton për ta ndaluar atë. Kështu që përfundimisht themi se pija e saj është e lejuar dhe nuk ka ndonjë ndalesë në këtë.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

Comments are closed.