Pyetja:

A lejohet pjesëmarrja në një dasëm ku ndodhin gjëra të ndaluara?

***

Përgjigjja:

Nëse dasma bëhet me gjëra të ndaluara (lexo: haram), atëherë nuk i lejohet personit që t’i përgjigjet ftesës. Vetëm nëse ka mundësi që ta largojë të keqen (që ndodh në dasëm), sepse në këtë rast e ka detyrë ta largojë atë.

E nëse ai është i pafuqishëm që ta largojë të keqen (apo të këqija që ndodhin në dasëm), në këtë rast nuk i lejohet atij asesi të prezantojë në këtë dasëm që përmbledh këto kundërshtime (ndalesa) ose një pjesë të tyre (ndalesave).

E nuk i lejohet askujt që ta lejojë gruan e tij, ose vajzën e tij ose ai që e ka nën kujdestari atë (gruan) që të prezantojë në këtë dasma. E nëse thotë: Kam frikë se mos ndodh mes meje dhe të afërmëve të mi ndonjë ftohje marrëdhëniesh dhe ndërprerje të lidhjeve farefisnore, ne themi: Le të ndodhi kjo, sepse vetë ata derisa kundërshtojnë Allahun e Lartësuar duke mëkatuar ndaj tij në këto dasma që janë ngritur në këtë formë (të mbushur me ndalesa të shumta), në këtë moment, ata nuk kanë asnjë meritë që t’u përgjigjesh ftesës së tyre. E nëse ata ndërpresin lidhjet farefisnore mëkati bie mbi ta dhe jo mbi atë që bojkotoi këto dasma.

Shejh Uthejmini, “Mexheleh ed dauah” nr. 1757

Përktheu: Udha e Besimtarëve