Pyetja:

A mundemi që në namazin e abdesit të themi suret që themi edhe në namazet sunet dhe farz?

***

Përgjigjja:

Namazi i abdesit është namaz vullnetar, domethënë kur njeriu merr abdes është mirë që të fali dy rekate nafile (vullentare) për shkak të abdesit dhe këto kanë vlerë të madhe. Dhe kur Pejgamberit ﷺ i është mundësuar të futet në xhenet në natën e Israsë dhe Miraxhit, ka treguar se ka arritur të dëgjoj nallet (sandalet) e Bilallit (Allahu e mëshiroftë). Pastaj e ka pytur Bilallin se cila është vepra shpresdhënëse e tij që Allahu e ka mundësuar t’i dëgjohen nallanet e tija në xhenet. Ai është përgjigjur: “Ja Resulallah, unë sa herë që marr abdes i fal nga dy rekate.” (Interpretimi i kuptimit).

Këto dy rekate të abdesit janë sikurse çdo nafile tjetër, ashtu siç e fal farzin e sabahut veçse natyrisht kjo nuk mund të falet me zë por falet në heshtje.

Do të thotë e lexon Subhaneken, El Fatihan (Elhamin) dhe një sure tjetër, pastaj bie në ruku dhe më pas bën dy sexhde. Përsëri ngritesh në këmbë dhe lexon El Fatihan dhe një sure tjetër, ruku dhe dy sexhde, pastaj ulja e fundit (lexon Etehijatin) dhe jep selam.

Hoxhë Enis Rama

Comments are closed.