Pyetja: E kam hunden kogja te madhe dhe kam dëshirë ta zvogëloj. Kam dëgjuar se është shumë gjynah vetëm me e përqeshë hundën se leje më me bë intervenime në të. A me lejohet operimi i saj pasi e kam te madhe?

Përgjigjja: Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Zvogëlimi i hundës llogaritet nga operacionet zbukuruese.

Nëse hunda është e madhe deri në atë masë, saqë del jashtë formës normale në të cilën Allahu i krijoi njerëzit, ose njerëz me këtë madhësi të hundës nuk egzistojnë, ose janë raste tejet të rralla, atëherë lejohet ndërhyrja me operacion për t’ia dhënë hundës formën e saj normale, në të cilën Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit. Në të kundërtën, nuk lejohet ndërhyrja me operacion për ta zvogëluar, edhe nëse është pak e madhe, porse është formë normale e hundës dhe shumë njerëz kanë hundë të tillë, ngase një ndërhyrje e tillë konsiderohet ndryshim i formës të cilën na e dha Allahu i Lartesuar, e që është prej mëkateve të mëdha.

Allahu e di më së miri.

 

/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/