Pyetja:

A lejohet të falim namaz nafile pas namazit të xhumasë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ.

O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (Xhuma: 9)

Ebu Hurejra r.a. transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush merr abdes bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet (e vogla) e bëra mes dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë.” [1]

Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kam falur me Profetin ﷺ dy rekate para (farzit të) drekës dhe dy rekate pas saj, dy rekate pas (farzit të) xhumasë, dy rekate pas (farzit të) akshamit dhe dy rekate pas (farzit të) darkës.” [2]

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se Pejgamberi ﷺ ka falur gjashtë rekate pas namazit të xhumasë. [3]

Sipas disa dijetarëve është e preferuar të falen dy rekate pas xhumasë, nëse ato falen në shtëpi, punë, shkollë apo diku tjetër jashtë xhamisë.

Hoxhë Bedri Lika

——————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Muslimi

[3] Ahmedi

Comments are closed.