Pyetja:

Desha të ju bëj një pytje jam maturante dhe plotësoj shumë
kushte të Islamit, mirëpo po kam dëshirë për të bëj flokët shatir dua ta di a
më lejohet pasi që nuk mbaj shami.

***

Përgjigjja:

Motër e nderuar, Allahu ju ndihmoftë që në Islam të jeni sa më fetare dhe sa më respektuese e parimeve të Sheriatit. Si të përgjigjem për shatirimin e flokëve, kur pyetja e juaj konsiston në diçka që është e palejueshme, pra pjesëmarrja në atë mbrëmje dhe ekspozimi dhe zbukurimi i femrës maturante (të pjekur) të rritshme dhe në kohën e vrullit të rinisë para meshkujve të huaj, qofshin ata djemtë e klasës apo profesorët etj.Andaj, motër e nderuar, ju në vend se të qani dertin tuaj për faktin se nuk mbani mbulesë, dhe përveç se nuk e vendoni parasysh pjesëmarrjen në aso takime, ku haramet janë të shumta, ju trimëroheni edhe të mendoni se duhet zbukuruar. Keni frikë Allahun dhe mos u bëni njëra prej femrave që kontribuojnë për prishjen e moralit të tyre dhe të djemve duke i joshur ata me bukurinë dhe zbukurimet e llojllojshme. Shatirimi i flokëve dhe zbukurimi i femrës është i lejueshëm, por nëse ai bëhet me qëllim të ekspozimit para bashkëshortit. E në rast se ai zbukurim bëhet për ekspozim para meshkujve të huaj, siç është edhe rasti i juaj, është haram. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku