Pyetja:

Kur dikush ka rënie totale të flokëve, mjeku merr flokë nga pjesa e pasme e kokës dhe i mbjell ato në zonat e duhura. A lejohet kjo praktikë?

***

Përgjigjja:

Po, për aq kohë sa ky operacion ka të bëjë me rikthimin e asaj që Allahu ka krijuar me heqjen e një defekti dhe jo për bukuri apo të shtojë në atë që Allahu i Plotfuqishëm ka krijuar. Kështu që (ky veprim) nuk futet në kategorinë e atyre të cilët ndryshojnë krijimin e Allahut. Kjo është një formë rregullimi, ndreqje apo heqje e një defekti.

Profeti, ﷺ, ka treguar historinë e tre burrave ku njëri prej të cilëve ishte qeros. Njëri prej tyre donte që Allahu i Plotfuqishëm t’i rikthente flokët. Engjëlli e fërkoi atë dhe Allahu i Plotfuqishëm i dha atij flokë të këndshëm.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetva Islame”, Vol.8 fq.227