Pyetja:

A lejohet vendosja e ezanit të inçizuar në altoparlantet e xhamisë për të paralajmëruar hyrjen e kohës të namazit?

***

Përgjigjja:

Ezani i cili jepet në mënyrë të inçizuar nuk mjafton dhe nuk e luan rolin e ezanit lajmërues të hyrjes së kohës, sipas normës fetare të përcaktuar për këtë rast, sepse nuk është ezan real, por inçizim. Ezani është adhurim, i cili që të jetë i vlefshëm ka kusht dy gjëra: Nijetin dhe veprën konkrete, sipas hadithit të Dërguarit të Allahut ﷺ: ”Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili shpërblehet sipas qëllimit që ka pasur.” [1]
Prandaj, kur hyn koha e namazit duhet thirrur ezani nga dikush në vendin ku do të falet namazi. Nëse muezini e ka të nevojshme që të përdorë altoparlantet për amplifikimin e zërit që të arrijë zëri tek sa më shumë njerëz që të lajmërohen për namazin, kjo është gjë e mirë.

Komisioni i Përhershëm i fetvave, vëll 5 fq 63

Përktheu: Udha e Besimtarëve

————————-

[1] Buhariu