Pyetja:

A lejohet vënia e orës për meshkujt, sepse kemi ndëgjuar që nuk lejohet, sepse një vepër e tillë është përngjasim me zbukurimet e grave, përngjasim me kufarë dhe banorët e Xhehenemit?

***

Përgjigjja:

Nuk ka asgjë të keqe të vendoset ora nga meshkujt.
Nuk ka ndalesë për këtë gjë, si dhe nuk ka argument që ndalon vënien e orës për meshkujt në dorë.
Nëse meshkujt vendosin orë, atëherë ata nuk kanë për qëllim përngjasimin as me zbukurimet e grave e as me kufarët, por ata kanë nevojë për orë, nganjëherë është i nxënë nuk e dinë se sa është ora, ka lënë ndonjë termin, ai e shikon kohën e terminit përmes orës, e gjëra të tjera të ngjajshme.
Nuk ka pra asgjë të keqe për meshkujt nëse vendosin orë në duart e tyre.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani