Pyetja:

A mund të falet namazi para kohe nëse ke ndonjë punë urgjente, si p.sh.: shkolla?

***

Përgjigjja:

Lejohet për disa namaze e jo për të gjitha. Lejohet ikindia dhe jacia të bashkohen me namazet e para. Lejohet të falet namazi i ikindisë në kohën e drekës dhe namazi i jacisë në kohën e namazit të akshamit nëse ka një arsyetim apo nevojë të jashtëzakonshme. Por, lejohet që këto namaze të bashkohen (dreka dhe ikindia) në fillim të kohës së ikindisë, apo në fund të kohës së ikindisë dhe gjithashtu namazi i jacisë me namazin e akshamit. Por, është e ndaluar që të falet dreka para hyrjes së kohës së saj apo namazi i akshamit dhe sabahut. Transmetohet nga Ibn Abasi se ka thënë: “I ka bashkuar i Dërguari i Allahut ﷺ drekën  dhe ikindisë dhe akshamin dhe jacinë duke mos qenë kohë frike e as kohë shiu. I thanë: pse e bëri këtë? U përgjigj: mos ta ngushtojë ummetin e tij.” [1]

Hussein Serraxh

———————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi