Pyetja:

Jam nënë e katër fëmijëve. I kam katër djem dhe më i madhi i ka 29 vjet. Të gjithë janë bërë për martesë por nuk di çka u bë kështu se sa herë që shikojmë vajza për djem nuk na pëlqejnë dhe ata mbesin pa u fejuar. Tash jam bërë merak se pse nuk po kanë fat. Të gjithë janë të bukur e të ndershëm. Pse ndodh kështu?

***

Përgjigja:

Motër muslimane, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: femra martohet për katër gjëra: për bukurinë e saj, për prejardhjen e saj, për pasurinë e saj  dhe për fenë e saj. Zgjidheni atë që është fetare keni zgjedhur më të mirën.“ [1]
Nëse vëreni diçka të jashtëzakonshme në mesin tuaj, kur dëshironi ta fejoni ndonjërin prej djemve tuaj konsultohuni me ndonjë hoxhë që shëron me Kuran prej magjisë (sehireve). Kujdesuni për faljen e namazit, largohuni prej harameve, lexoni dhe dëgjoni Kuran. Kujdes mos shkoni nëpër falltorë dhe tek ata që shkruajnë hajmali ngase ato janë të ndaluara në Islam, por lutjuni Allahut që t’ua lehtësojë fejesën fëmijëve tuaj dhe t’ju ruajë nga çdo e keqe.

Bedri Robaj

——————–

[1] Buhariu