Pyetja:

A është haram investimi në kriptovaluta?

***

Përgjigjja:

Kjo është një temë bashkëkohore dhe shumë e rëndësishme për t’u trajtuar. Përgjigjja ime sa i përket kësaj është se sistemi si sistem i kriptovalutave që është i ndërtuar në teknologjinë blockchain, e që unë aktualisht jam duke e studiuar këtë teknologji në raport me financat islame, është një sistem shumë i avancuar dhe shumë i dobishëm për njerëzimin.

Dhe kriptovalutat që janë të ndërtuara në këtë sistem, të cilat kanë prapa vetës një projekt, një ide, një biznes janë të lejuara sikurse bitcoin-i, ethereum-i etj. Që janë edhe më të vjetra e prej të cilave është duke u zhvilluar një ide, këto lejohen ngase ato njëmend janë vlera real, ani pse janë vlera numerike. Po edhe paratë që i kemi ne tani nëpër kartelat tona bankare ato janë vetëm numra.

E pikërisht ky sistem ka ardhur për ta rregulluar sistemin transaksional. Kur unë t’i dërgoj dikujt 5 euro me I-banking apo me telefon (me mesazh), çfarë ndodhë?
Banka përkatëse e merr nga unë këtë shumë dhe ta bart ty, sepse online kur bëhet një transfer i njëjti numër mundet të ruhet edhe tek po edhe tek ti dhe kështu bëhet rrëmujë. E banka e bën tërheqjen prej meje dhe dërgimin tek ti.

Tani njerëzit e kanë zbuluar një teknologji të re, e cila nuk nevojë që një palë e tretë t’i marr paratë nga unë dhe t’i dërgoj ty, unë vetëm me ty drejtpërdrejt mundem ta kryejë këtë transaksion në mënyrë shumë të besueshme. Kjo është vlerë sepse kryhet më shpejt dhe nuk kemi nevojë të bëjmë pagesa të tjera ekstra për këtë transaksion.

Në kohën bashkëkohore janë paraqitur disa kryptovaluta të cilat janë thjesht vetëm balona, fluska të cilat rriten-rriten dhe dikur do të pëlcasin, e spekulimi i xmimeve për këto është i ndaluar nuk bën të jepemi shumë pas tyre.

Ndërkohë ai i cili e beson këtë projekt dhe e kupton atë projektin white paper (fletën e bardhë) që secila valutë e ka, dhe e pëlqen idenë fetarisht nuk ka problem të investohet në to.

Por vetëm pse po investojnë të gjithë ngase po e shohin duke lëvizur, si shembull këto meme coins apo që quhen shitcoins, duhet pasur shumë kujdes ngase ato janë vetëm eksperimente të disa programerave që i kanë vendosur disa numra, qindra miliona numra dhe shohin se a po ka sukses apo jo. Bëhen disa grupe të mëdha biznismenësh dhe grumbullojnë para e i bëjnë lëvizjet, apo një tweet (cicërim) e dikujt ia jep vlerën një kryptos.. këtyre gjërave duhet shmangur.

Përndryshe si sistem është i pranuar fetarisht, shumë i dobishëm dhe do të ketë një të ardhme të mirë.

Hoxhë Llukman Hoxha