Pyetje: A nuk është origjina që gratë të zbukurohen?

Përgjigje: Po, vërtetë parimi themelor në lidhje me mbajtjen e të gjitha llojeve të bizhuterive nga gratë është lejimi.

Imam Neueuiu – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Muslimanët janë pajtuar njëzëri se është e lejueshme për gratë që të mbajnë të gjitha llojet e bizhuterive: argjend dhe flori (ari), rreth, varse, unazë, byzylykë, gjerdanë…, çdo gjë që ato janë mësuar t’i mbajnë (si zbukurime). Nuk ka asnjë debat për asnjë nga këto.”

– Por, nga ky lejim, duhet t’i kushtoni vëmendje disa gjërave:

1. Nëse personi që mban bizhuteri beson se ajo do t’i sjellë dobi ose do t’i largojë ndonjë dëm, atëherë ai merr gjykimin e hajmalive, për të cilat i Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:
“Kush mban hajmali, Allahu mos ia plotësoni atij.”
(Rikthehuni edhe këtij linku që tju qartësohen gjërat mirë në lidhje me mbajtjen qoftë edhe të ndonjë peri, nëse bëhen me besim që e mbron nga e keqja, çfarë gjykimi ka:
https://t.me/kitabutTeuhid/99)

2. Nëse këto bizhuteri simbolizojnë një besim pagan ose një simbol të një feje apo përmbajnë kuptime që kundërshtojnë teuhidin, atëherë mbajtja e tyre konsiderohet si imitim i jobesimtarëve edhe nëse personi që i mban ato nuk beson në atë që ata besojnë.

3. Nëse njihet në mesin e njerëzve se një lloj bizhuterie ose formë e caktuar, ka një simbolizim (kuptim) të veçantë në shmangien e dëmit, syrit, magjisë ose për të sjellë dobi apo fat, atëherë është më mirë shmangia dhe lënia e saj, edhe nëse personi që e ka veshur nuk e beson këtë.

Nëse thuhet përse ta lëmë diçka vetëm se dikush i jep kuptim sipas oreksit?
Themi, sepse kjo është më e sigurtë për besimin tënd. Përse muslimania duhet ta kufizojë veten në vënien e këtyre bizhuterive që njihen tek njerëzit me të tilla besime që kundërshtojnë teuhidin e saj?! A nuk ka lloje të tjera që janë të lejueshme që të mjaftohet me to?! A nuk është me lënien e tyre më e sigurtë në ruajtjen e besimit të saj?

4. Këto bizhuteri nuk duhet të përmbajnë pamje ose imazhe të qenieve të gjalla.

Përgjigje nga Adelina Kuçana