Pyetja:

A prishet abdesi, nëse e pastron një fëmijë prej urines që është më i madh se 2 vjet?

***

Përgjigjja:

Urina apo jashtëqitja e fëmijës, qoftë më i vogël ose më i madh se 2 vjeç, nuk e prish abdesin dhe as prekja e organit të tij kur e pastron nuk e prish abdesin, por, nëse bie urinë në rrobën e nënës ose të dikujt tjetër, vendi ku ka rënë urina duhet të lahet apo të spërkitet me ujë sipas rastit, por abdesi nuk prishet. Argument për këtë janë hadithet ku Pejgamberi ﷺ urdhëron për spërkatjen e urinës së fëmijës në gji mashkull, kur bie në rrobë dhe për larjen e urinës së fëmijës në gji femër, dhe nuk ka urdhëruar që të merret abdes.

Ish-muftiu i Arabisë Saudite, Shejh Ibn Baz

Përktheu: Suad Shabani