Pyetja: A prishet abdesi nëse nëna i jep gji fëmijës?

Përgjigja: Jo, nuk prishet abdesi në këtë rast.

Abdesin e prish: gjumi i thellë, e prish nëse del diçka nga organet e jashtëqitjes, e prish lëngu el-medhijj dhe el-vedijj, e prish ngrënia e mishit të devesë tek ai medh’heb që e sheh ngrënien e mishit të devesë gjë që tek ne nuk ekziston elhamdulilah kështu që nuk duhet diskutuar si temë, e prish prezenca e ujit nëse njeriu ka marrë tejemum dhe gjendja e të fiktit. Pastaj gjërat e tjera janë shumë të diskutueshme: gjaku, qelbi…Heqja e mesteve ose çorapeve nëse njeriu i ka dhënë mest nuk e prish, rruajtja e kokës nëse ka marrë abdes tek shtëpia dhe duke shkuar në xhami qeth koken, vjellja nuk e prish; s’ka asnjë argument.


Hoxhë Dr. Ahmed Kalaja