Pyetja:
A prishet agjërimi nëse jepet gjak për analiza?
***
Përgjigjja:
Nëse gjaku jepet vetëm për analiza, nuk e prish agjërimin. Ajo që mund ta vë në diskutim agjërimin është dhurimi i gjakut për transfuzion si dhe hixhameja. Pra nxjerrja e gjakut të shumtë me qëllim, tek disa dijetarë e prish agjërimin. Kurse derdhja e gjakut pa dashje, qoftë edhe sasi më e madhe, nuk e prish agjërimin.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku