Pyetja:

A prishet agjërimi nëse merr injeksione në vena?

***

Përgjigjja:

Agjëruesi nuk e prish agjërimin nëse merr injeksione në vena dhe as nga diku tjetër, vetëm nëse ky injeksion zëvendëson ushqimin, aq sa njeriu nuk ka nevojë për të ngrënë dhe për të pirë (për shembull serumi), injeksionet që nuk janë të tilla nuk e prishin agjërimin nga do që të merren, nga venat apo nga ndonjë vend tjetër.

Kjo sepse gjilpërat nuk konsiderohen as ngrënie as pirje dhe as nuk i zëvendësojnë ato, për këtë arsye ato nuk gjykohen njëlloj si kur ha apo kur pi.

Shejh Ibn Uthejmini