Pyetja: Nëse në namaz lotojmë pa zë, për ndonjë arsye, a prishet namazi? Sepse kam lexuar që nëse qajmë me zë pa arsye, namazi prishet por vetëm nëse loton, a prishet namazi?
Pergjigja:
Nëse në namaz lëshon britma të qëllimshme, namazi prishet. Ndërsa kur qarja me zë vjen natyrshëm dhe në mënyrë të pavullnetshme, kjo nuk e prish namazin. E njëjta gjë vlen edhe kur loton(qan) pa zë namazi nuk prishet.
/Hoxhë Kastriot Bardhi/




