Pyetje:
Kur burri/gruaja hyn në xhami ditën e xhuma dhe muezini është duke thirrur ezanin e dytë, a t`i fali dy rekate para se të ulet apo të përsërisi fjalët e muezinit dhe më pas të fali dy rekatet para se të ulet?

Përgjigje:
Kanë përmendur dijetarët se burri/gruaja kur hyjnë në xhami dhe e dëgjojnë ezanin e dytë, në këtë rast ai/ajo fal dy rekate para se të ulet dhe nuk merret me ndjekjen e muezinit dhe përsëritjen e fjalëve të tij në mënyrë që të jetë i lirë për të dëgjuar hytben sepse dëgjimi i hytbes është obligim ndërsa përgjigjja ndaj muezinit është sunnet dhe sunneti nuk ia zen vendin uaxhibit (obligimit).

Autor:

 

Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Mexhmu`u Fetaua 16/151 Pyetja nr 1276

Përshtati:
Sulejman Kushi