Pyetja: Cila është përgjegjësia e gruas muslimane në thirrjen Islame?

Përgjigje:

Roli i gruas në thirrje është i barabartë me atë të burrit. Allahu, subhanehu ue teala, në shumë ajete që flasin mbi urdhrin për vepra të mira dhe largimin nga të këqijat i kaplon edhe gratë me pajtimin e të gjithë dijetarëve islamë.

Ajo detyro-het të urdhërojë për vepra të mira dhe të largojë nga të këqijat, të thërrasë në rrugë të Allahut, të mos e kaplojë brengosja dhe as plogështia në këtë rrugë për shkak të nënçmimit që i bëhet, sharjet, etiketimet e llojllojta, por përkundrazi duhet të jetë e fortë dhe e duruar.

Pastaj duhet të jetë shëmbëlltyrë në të mirë, të jetë shembull për të tjerët duke praktikuar Islamin dhe duke iu përmbajtur standardeve fetare.

  • Nëse i thërret shokët e klasës, le t’i thërrasë me edukatë dhe moral duke i realizuar urdhrat e Allahut, të mos jetë e zbuluar dhe as të vetmohet me ata.
  • Ndërsa nëse i thërret femrat, le t’i thërrasë me urtësi dhe butësi, le të stoliset me moral dhe sjellje të mirë.

Le të kujdeset për jetën e saj që të jetë e çiltër si pika e lotit, që të mos i thuhet: “Përse s’ke fillu-ar me vetveten dhe ke ardhur të na këshillosh neve?”

Të evitohet nga çdo veshje e cila është në kundërshtim me parimet islame dhe që i josh burrat e huaj, të largohet nga çdo stolisje e cila shpie në sprovë, të mos jetë ngashënjyese gjatë thirrjes, por le të jetë e kujdesshme që të mos jetë shkaktare për të humbur dinjitetin, personalitetin dhe fenë e saj.

Shejhu Abdulaziz ibën Baz