Pyetja:

Ajo e inatosi shumë të shoqin dhe i kërkoi që ta divorconte, kështu që ai e divorcoi

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: Për sa i përket shkurorëzimit (talak-ut) në gjendje zemërimi, në disa raste shkurorëzimi nuk llogaritet si i tillë, sipas konsensusit të dijetarëve; në disa raste ajo llogaritet si e tillë dhe në disa raste ka një dallim të mendimit të dijetarëve në lidhje me të, në varësi të llojit dhe ashpërsisë së zemërimit.
Për ta përmbledhur, në rast të llojit të zemërimit (të rëndë) në të cilin një person nuk e di se çfarë thotë, divorci nuk llogaritet si i tillë. E njëjta gjë vlen edhe për zemërimin e skajshëm që e shtyn një burrë të shkurorëzohet, ndërsa nëse do të kishte zgjedhje dhe do të ishte i qetë, nuk do të jepte shkurorëzim. Në këtë rast shkurorëzimi nuk llogaritet si i tillë, sipas këndvështrimit më të saktë që u favorizua nga një sërë studiuesish. Bazuar në këtë, përderisa burri juaj e shqiptoi fjalën e divorcit në një gjendje zemërimi ekstrem, atëherë divorci nuk llogaritet si i tillë.
Së dyti: Nuk i lejohet gruas të kërkojë divorc nga burri i saj, përveç nëse ka arsye për ta bërë këtë, si p.sh. nëse burri e keqtrajton atë. Transmetohet nga Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tha: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo grua që kërkon divorcin nga burri i saj pa ndonjë arsye të mirë, asaj do t’i ndalohet aroma e Xhenetit.” [1] Por nëse ajo e bën këtë nga zemërimi ose zhgënjimi ekstrem, atëherë ajo duhet të kërkojë falje nga Allahu dhe të mos e bëjë më këtë. Allahu e di më së miri.

islamqa.com

—————————

[1] Ebu Davudi (2226), Tirmidhiu (1187) dhe Ibn Maxhe (2055)