Pyetësi: Çfarë lloji i ndërmjetësimit është ai që do ta bëjë fëmija për babën e vet, kur babai i tij ishte një që kishte bërë akikah në emër të fëmijës? (Akika është Suneti i të bërit kurban dy desh për djalin e porsalindur dhe një për vajzën)
Shejh Albani: Dihet nga shumë hadithe se në Ditën e Gjykimit do të ketë fëmijë që qëndrojnë në portën e Xhenetit duke qarë dhe duke kërkuar baballarët e tyre. Allahu (ﻰﻟﺎﻌﺗ ﻭ ﻪﻧﺎﺤﺒﺳ) do të dërgojë Xhibrilin për t’i pyetur përse po qajnë, ndonëse Ai (ﻰﻟﺎﻌﺗ ﻭ ﻪﻧﺎﺤﺒﺳ) e di më mirë për ta. Kështu, Xhibrili do t’i pyes dhe ata do të përgjigjen duke thënë:”S’do të hyjmë në Xhenet veçse së bashku me baballarët tanë”.
Kështu, Zoti i botëve (ﻰﻟﺎﻌﺗ ﻭ ﻪﻧﺎﺤﺒﺳ) do t’u japë leje atyre dhe baballarëve të tyre për të hyrë në Xhenet.
Pra, ky lloj ndërmjetësimi, dmth ngutja e futjes në Xhenet, është ajo çfarë meritojnë ata baballarë që bënë akika për fëmijët e tyre, dmthbënë kurban në emër të tyrin, kur ata u lindën.
/Shejh Albani/