Pyetja:

Si të bëjmë përshtatjen e kuptimeve në mes hadithit ʺme të majtën e Tijʺ, të transmetuar në hadithin e Ibn Umerit, në Sahihun e Muslimit, dhe në mes fjalës së tij, : ʺDhe që të dyja Duart e Tija janë të djathta?ʺ

***

Përgjigjja:

Nuk ka kundërshtim në mes dy haditheve siç duket sipërfaqësisht, ngase fjala e
Pejgamberit :ʺ…dhe që të dyja Duart e Tija janë të djathtaʺ,
është vërtetim i Fjalës së All‐llahut: ʺAsgjë nuk i ngjason All‐llahut, dhe Ai dëgjon e shehʺ.
Andaj ky përshkrim, për të cilin na ka lajmëruar Pejgamberi konsiderohet si vërtetim i tenzihut, kështu që Dora e All‐llahut nuk është sikur dora e njeriut: e djathtë apo e majtë, por që të dyja duart e Tija janë të djathta.

Këtu duhet sqaruar edhe një çështje tjetër, e ajo është se transmetimi ʺme të majtën e Tijʺ është ʺshadhʺ, siç e kam sqaruar atë në (librin) e Mevdudit. [1]

Dhe këtë e vërteton edhe ajo se Ebu Davudi e ka transmetuar dhe ka thënë: ʺme Dorën tjetër të Tijʺ në vend të ʺme të majtën e Tijʺ. Kjo është në pajtim me fjalën e Pejgamberit :ʺDhe që të dyja Duart e Tija janë të djathtaʺ. Allahu e di më së miri.

Përktheu: Zejd Haziri

—————————————

[1] Se All‐llahu është i pastër nga çdo e metë, andaj edhe askush prej krijesave nuk i ngjason Atij.