Pyetja:

Çfarë duhet të bëjë (për shlyerje të mëkati) një grua e cila qëllimisht aborton fetusin e saj?

***

Përgjigjja:

Nëse shpirti është frymuar në fetusin dhe ai ka nisur të lëvizë, pastaj gruaja e aborton atë dhe ai vdes, atëherë ajo konsiderohet të ketë vrarë një shpirt dhe është e obligueshme të bëjë shlyerje, që është lirimi i një robi. Nëse s’mund ta bëjë këtë, ajo duhet të agjërojë dy muaj rresht dhe t’i pendohet Allahut. Kjo është kur shtatzënia është mbi katër muaj, sepse në këtë rast në të është frymuar shpirti. Kështu, nëse ajo e aborton pas kësaj kohe, duhet të ofrojë shlyerje (kefaret) siç e përmendëm. Kjo është një çështje serioze dhe s’është e lejueshme të merret lehtësisht.

Allahu e di më së miri.

Shejh Dr. Salih el-Fauzan, “El-Fetaua el-Xhami’eh li’l-Mer’eh el-Muslimeh” 3/1052