Pyetja:

Çfarë është Mudaraba?

***

Përgjigjja:

Mudaraba është një term që përdoret në kohën bashkëkohore, mirëpo është një term shumë i vjetër nga librat islam të fikhut në veçanti. Është një lloj partneriteti, në të cilën janë dy palë: pala e cila ka para dhe kryen investimin, si dhe pala e cila kryen punën, veprimin, idenë.

Zakonisht partenerët në biznes të dy palët investojnë dhe mund të punojnë, por kanë emërtime tjera. Ndërkohë që “mudaraba” është një lloj bashkëpunimi, partneriteti kur bashkohet paraja me mundin apo me idenë, apo me angazhimin.

Në këtë rast forma e saj bëhet se investori paguan idenë, e paguan projektin, e bën investimin e plotë. Ndërkohë që punëmarrësi, punëkryesi nuk investon asgjë përpos mundit të tij dhe e bëjnë një marrëveshje. Marrëveshja mund të jetë 50% me 50%, 50 vlera e kapitalit dhe 50 vlera e mundit. Por vlera e kapitalit mund të jetë edhe më e lartë.

Marrëveshja në fitim mund të jetë e negociueshme, pra e investon tërë kapitalin dhe tjetri e kryen punën e pastaj të bien dakord që fitimi të jetë 70% me 30% në cilën do anë, varet se cila anë është më e vlefshme në këtë rast. Pra marrëveshja në fitim mund të jetë sipas negociatës, por humbja nuk bëhet me marrëveshje.

Nëse në këtë rast dështon projekti i tillë, ai që e kryen punën nëse nuk është për fajin e tij nëse nuk është për shkak të ndonjë veprimi të tij që e ka bërë me qëllim apo nga pakujdesia (në këtë rast jep përgjegjësi). Por ndodh që nganjëherë njeriu e kryen punën e tij si duhet por nuk shkon ideja nuk përparon, në këtë rast punëmarrësi e humbet punën dhe investuesi e ka humbur kapitalin. Apo e merr invertarin(kapitalin/mallin) që i ka mbetur dhe e shet me çmim më të lirë, e likuidon dhe gjitha parat nga ajo shitje i merr investitori.

Prandaj punëkryesit nuk i takon të marr pagë apo diçka nga kapitali nëse humbet, vetëm nëse ka fitim atëherë paga e tij është nga fitimi, Në aspektin teknik ai mundet të marr pagë mujore, shembull për çdo muaj nga 500 euro, por në fund të vitit duhet shikuar se a kanë pasur fitim apo jo. Nëse ka pasur fitim, ajo pagë barazohet me fitimin dhe nëse nuk ka pasur fitim ajo pagë është borxh sepse ideja është që ky (investituesi) ka investimin dhe ai (punëmarrësi) e bën punën. Rroga e punëkryesit është nga fitimi e jo nga të hyrat që janë bruto, por nga fitimi neto. Pra pastrohen e barazohen dhe nëse ka dalur kompania në fitim atëherë një pjesë e merr investitori dhe një pjesë ai që e kryen punën dhe kjo quhet mudaraba.

Hoxhë Llukman Hoxha

 

Comments are closed.