Pyetja: A është në rregull për ndonjërin të thotë: “Meqenëse mbajtja e hixhabit nuk është njëra nga shtyllat e Islamit, atëherë nuk është aq me rëndësi?”
Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut!
Kjo është gabim, sepse hixhabi është i detyruar për gratë. Allahu është Ai i Cili i ka urdhëruar gratë që t’i mbulojnë stolitë e tyre, duke përfshirë këtu edhe fytyrën, kraharorin dhe të gjitha stolitë e tyre.
Kjo është urdhëruar për gratë si mbrojtje kundër abuzimit dhe provokimit. Kjo është kështu, sepse gratë janë përqendrim i dëshirës dhe përqendrim i tillë që ata që provokohen shikojnë tek ajo.
Kështu, në qoftë se një grua e zbulon bukurinë e saj, ajo do të provokojë dëshirë dhe njerëzit do të tërhiqen nga ajo dhe do ta ndjekin atë. Kjo është shkak për shumë akte të pamoralshme, siç është tradhtia bashkëshortore dhe gjërat që çojnë tek ajo.
Kështu, hixhabi është detyrim për gratë dhe është urdhëruar për ato në ajetin:
“…dhe le t’i vejnë shamitë (mbulojat) mbi gjithë xhujubihinna (i.e. trupit të tyre, fytyrës, qafës dhe kraharorit)…”
(En-Nur, 31)
Mbuloja (khimar) është që vihet poshtë nga koka dhe mbulon fytyrën, ndërsa xhilbabi është veshje e jashtme me të cilën gruaja e mbulon veten, duke mos lënë asnjë pjesë të trupit të saj të shfaqur.
Dhe Allahu thotë:
“…e kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkoni pas perdes…”
(El-Ahzab, 53)
Kështu, hixhabi është mbrojtje për gruan që nuk do të ketë vend për njerëzit që t’i trajtojnë ato si lodra.
Hoxhë: Abdullah ibn Xhibrin


