Pyetja: A lejohet që njeriu ta incizojë aktin seksual me bashkëshorten e tij, për shkak të ankesës nga ulja e dëshirës seksuale, dhe ta përdorë atë incizim si nxitje për rritjen e epshit?
Përgjigje:
Vëlla i dashur, fillimisht duhet të kërkosh shkaqet e uljes së dëshirës ose intensitetit të epshit seksual dhe më pas të përpiqesh t’i shërosh ato.
Incizimin e aktit seksual nuk e shohim si vepër të hijshme, sepse ekziston rreziku që ai material të shihet nga dikush tjetër, të bjerë në duart e fëmijëve tuaj, apo në duart e ndonjë personi që mund ta përdorë për qëllime të këqija ose ta publikojë.
Nuk është e hijshme që muslimani të ndjekë zakonet dhe mënyrat e Perëndimit, të cilat shpesh janë në kundërshtim me natyrën e shëndoshë të njeriut.
Gjithashtu, muslimani duhet ta dijë se Islami është shumë i kujdesshëm në ruajtjen e nderit dhe privatësisë, sidomos në ato çështje që ndodhin mes bashkëshortëve.
Shejh: Abdullah Fekih


