Pyetja:
Cila është rregulla për gratë që i presin flokët shkurt për shkaqe të nevojshme?
Për shembull, në një shtet gratë mendojnë që larja e flokëve të gjata dhe të trasha është shumë e vështirë në klimë të ftohtë, për këtë arsye, i presin flokët shkurt.
Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut!
Në qoftë se vërtet ky është rasti, atëherë lejohet që ato t’i presin flokët të shkurtra, mirëpo vetëm aq shkurt sa ka nevojë, sepse ato nuk kanë të drejtë t’i presin flokët e shkurtra që t’u përngjajnë grave jobesimtare, sepse i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kush e imiton një popull, ai është me ata.”
Ngjashëm, nuk janë të lejuara t’i presin flokët të shkurtra për të mos i përngjarë stilit të meshkujve, për arsye të hadithit që transmeton Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë:
“Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i ka mallkuar burrat që i imitojnë gratë dhe gratë që i imitojnë burrat.”
(Buhariu, 5435)
Dhe Allahu e di më së miri.
Hoxhë: Muhamed Salih El-Munexhid

