Pyetja: Cila është këshilla juaj drejtuar të rinjve për metodën më të lehtë të mësimit të Kuranit përmendësh?
Përgjigjja: Kurani është i lehtësuar dhe lehtë mbahet në mend. Allahu i lartësuar thotë:
“Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?” (El Kamer: 17)
Por, e tërë çështja është se kërkohet nga njeriu vendosmëri dhe sinqeritet. E nëse ka vendosmëri të vërtetë dhe vullnet për Kuranin, Allahu do t’ia lehtësojë mësimin e tij përmendësh.
Janë disa gjëra që të ndihmojnë në mësimin e tij përmendësh, si:
– Të caktosh kohë të përshtatshme për këtë çdo ditë.
– Të prezantosh te ndonjë mësues i Kuranit në xhami dhe e falënderojmë Allahun, sot mësuesit e Kuranit janë të shumtë sa që nuk gjen lagje që nuk ka në të dikush që ua mëson Kuranin. E ky është një shans i madh i cili mungonte në të kaluarën.
– E vëllait që pyet nuk i mbetet vetëm se të prezantojë në një nga këto hallka të mësimit te cilido mësues duke prezantuar për çdo ditë te ai derisa ta plotësojë mësimin përmendësh të Kuranit.
– Gjithashtu duhet ta përsëritësh atë që e ke mësuar derisa të përforcohet në zemrën dhe mendjen tënde.
– Dhe duhet të punosh me librin e Allahut ngase kjo është mjeti më i mirë për ta mësuar atë. Allahu thotë:
“Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme) “ [el-Bekare: 282].
Shejh Feuzani




