Cila është metoda e duhur për shërimin e dikujt nga magjia, mësyshi apo  të prekurit nga exhini?

 

Pyetja: Cila është metoda e duhur për shërimin e dikujt nga magjia, mësyshi apo  të prekurit nga exhini?

 Shejh Albani: Nuk di ndonjë ilaç për magjinë përveç rukjes së ligjëruar dhe leximit të Kuranit, të kërkuarit ndihmë dhe mbrojtje nga Allahu i Madhërishëm, duke iu lutur atij me seriozitet që ta shëroj personin nga një gjë e tillë.

Kurse shkuarja tek parashikuesit e së ardhmes apo treguesit e fatit për të zbuluar se kush i ka bërë magji dhe ç’lloj magjie është përdorur, që pastaj të jetë në gjendje ta largoj, kjo bashkë me faktin se nuk i sjell gjë dobi, është edhe një mënyrë që nuk është e lejuar.

Madje veprimet e tilla mund të jenë politeiste për shkak të magjive kuptimi i të cilave nuk dihet. Ato mund edhe të përmbajnë ( fraza që kërkojnë) ndihmë nga djajtë emrat e të cilëve ne nuk i dimë- emrat e vetëm që ne i dimë janë emrat e  mashtruesve ( dexhalleve) që kërkojnë ndihmë nga shokët e tyre prej xhinëve, ashtu siç ka thënë Krijuesi i të gjitha krijesave:

“e disa njerëz kanë kërkuar strehim te disa xhindë, e kjo vetëm që ua shtoi atyre tërbimin ( mëkatet dhe mosbesimin) , [Xhin 72:6]

Sa i takon atij që është pushtuar nga Syri i Keq…atëherë për të ka shërim dhe kjo është përmendur në Al-Nuwata dhe të tjera përveç saj. ( E kjo është) ai që mendohet se është shkaktar i saj dhe që pastaj dihet, sillet dhe i thuhet të marr abdes. Uji nga abdesi i tij merret dhe  me të lagen gjymtyrët e personit që është prekur nga mësyshi i këtij njeriu. Kjo është mënyra e ligjëruar për shërimin e tij.

Mund të ketë më shumë detaje në hadithin i cili tani nuk më kujtohet. Kjo gjendet në Al-Muwata dhe koleksionet e tjera të Suneneve.

Sa i takon atij që është pushtuar nga exhini, atëherë shërimi i tij bëhët me anë të recitimit të ajeteve nga Kurani Fisnik nga një musliman i njohur për drejtësinë e tij. Kjo benë dobi në shumë raste.

Kjo është përgjigja që kam për këtë pyetje.

Përktheu: Avni Xhemajli (Ebu Ensarij)
Burimi: http://shaikhalbaani.wordpress.com/