Pyetja:

Cilat veprime ndalohen gjatë umres?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nëse burri e puth gruan e tij në ihram për haxh ose umre, ekzistojnë dy skenarë:
1.. Bëhet me dëshirë. Kjo është një nga veprimet që janë të ndaluara në ihram dhe ai që e bën këtë duhet të bëjë kurban kompensues. Allahu i Lartësuar thotë: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, Allahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.” (Bekare: 197)
Ibn Kethiri ka thënë: Fjalët “nuk duhet afruar gruas” do të thotë: ai që hyn në ihram për haxh ose umre duhet t’i shmanget marrëdhënieve seksuale, që do të thotë marrëdhënie, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” (Bekare: 187) Në mënyrë të ngjashme, është e ndaluar të bëhet çdo gjë që çon në marrëdhënie, si prekja, puthja dhe të ngjashme, ose të folurit për çështje të tilla në prani të grave.” [1]
Ebu Bekr el-Xhasaas ka thënë: Umeti është pajtuar njëzëri se nëse një burrë e puth gruan e tij me dëshirë derisa është në ihram, ai duhet të bëjë kurban kompensues. Kjo është transmetuar nga Aliu, Ibn Abbasi, Ibn Umeri, Hasani, Atau, Ikrime, Ibrahimi, Se’id ibn el-Musejib dhe Se’id ibn Xhubejr, dhe është mendim i fukahave të të gjitha rajoneve. Siç është vërtetuar ajo që përmendëm më lart, është e ndaluar të flitet me femrat për çështje seksuale në ihram, qoftë edhe në mënyrë të nënkuptuar, ose t’i prekësh ato, sepse të gjitha këto janë gjëra që çojnë në marrëdhënie. Këtë e tregon fakti se marrëdhëniet seksuale dhe gjërat që çojnë në të janë të ndaluara për atë që është në ihram.” [2]

2.. Nëse burri e puth gruan pa dëshirë; përkundrazi është nga dhembshuria ose me qëllim përgëzimin e saj dhe të ngjashme. Nuk ka asgjë të keqe në këtë rast. Sa i përket puthjes pa dëshirë, si për shembull kur bëhet për lamtumirë ose për shkak të dhembshurisë, ose me qëllim të përshëndetjes së dikujt që është kthyer nga udhëtimi, që nuk e zhvlerëson haxhin dhe nuk paguhet fidje për të. dhe nuk ka dallime të mendimit në mesin e fukahave lidhur me këtë. Neveviu ka thënë: Është haram që haxhiu në ihram të përfshihet në paralojë, si puthja me dëshirë… Sa i përket prekjes, puthjes dhe të ngjashme pa dëshirë, kjo nuk është haram dhe nuk paguhet fidje për të. Nuk ka dallime të mendimeve të dijetarëve në lidhje me këtë.” [3] Shejh Ibn Uthejmini ka thënë, kur diskuton për veprimet që janë të ndaluara në ihram: “Marrëdhëniet seksuale” përfshijnë gjërat që çojnë në marrëdhënie, të tilla si puthja, nxitja dhe flirtimi me dëshirën. Pra, nuk i lejohet haxhiut në ihram që ta puthë gruan e tij me dëshirë, ose ta prekë me dëshirë, ose ta shtyjë me dëshirë, ose të flirtojë me të me dëshirë, dhe nuk i lejohet asaj që ta lejojë atë ta bëjë atë kur ajo është në ihram. Gjithashtu nuk lejohet të shikohet me dëshirë, sepse në këtë gjen kënaqësi, ashtu si në rastin e prekjes. Allahu e di më së miri.

Islamqa.info

———————————————-

[1] Tefsir Ibn Kethir 1/543

[2] Ahkaam el-Kur’an 1/384

[3] El-Mexhmu’ 7/414

Comments are closed.